1 Historia e Miut

I shkon maçi në shtëpi,
dhe i thotë të gjorit mi:
"Një padi unë kam me ty,
ndaj do shkojmë në gjyq të dy.

Ec të them, kot kundërshton,
këtë gjyq gjë se ndalon.
Jam i ngeshëm, sot s'kam punë,
porse prapë nuk pres dot shumë."

I thotë miu: "Mor zotni,
po kjo punë s'ka bërë vaki.
Gjyq i tillë kurrkund s'është parë,
pa gykatës, pa anëtarë."

Ia kthen maçi me çaponj:
"Vetë pyes e vetë gjykoj,
vetë shkruaj e vetë lexoj,
e me vdekje do të dënoj."

2 The Mouse’s Tail

Fury said to a mouse,
That he met in the house,

"Let us both go to law:
I will prosecute you.
Come, I'll take no denial:
We must have the trial;
For really this morning
I've nothing to do."

Said the mouse to the cur,
"Such a trial, dear sir,
With no jury or judge,
would be wasting our breath."

"I'll be judge, I'll be jury,"
said cunning old Fury:
"I'll try the whole case,
and condemn you to death."